fbpx

KOHA: dyshohet se dy “argatë” shqipfolës kanë vendosur mjet shpërthyes në Sopot

“Dy persona dyshohet të kenë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën Sopot-Sushevë në 4 mars të vitit 2003, ku vdiqën dy ushtarë polak të KFOR-it, si dhe një përkthyes – shtetas i Maqedonisë. Të dyshuarit janë nga Maqedonia, gjegjësisht nga një fshat kufitar i Komunës së Likovës”, shkruan gazeta KOHA në lidhje me rastin “Sopoti” rast ky për të cilin hoqi dorë nga aktakuza ditë më parë Prokuroria Speciale Publike pasi që nuk kishte dëshmi, njofton Portalb.mk.

Sipas asaj që shkruan më tej kjo gazetë, personat që dyshohen të kenë vendosur mjetin shpërthyes njëri jeton në Francë e kurse tjetrit nuk i dihet vendndodhja.

“Që të dy për momentin jetojnë jashtë Maqedonisë, njëri në Francë, ndërsa tjetri në një vend tjetër të Evropës. Identiteti i tyre është i njohur për redaksinë. Në drejtim të tyre janë duke u zhvilluar edhe hetimet e reja pas shpalljes së pafajësisë për 10 banorët e Sopotit, të cilët 15 vite me radhë u mbajtën pa të drejtë në burgjet e vendit. Motivi për vendosjen e minës mund të gjendet në afërsinë e personave të dyshuar me strukturat maqedone dhe serbe të sigurimit të asaj kohe”, shkruan më tej KOHA.

Prokuroria Speciale Publike dha dorëheqje nga aktakuza për rastin “Sopot”, nuk ka dëshmi të mjaftueshme

Përndryshe, rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm me 156 vjet burg. Të dënuar ishin Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, ndërsa gjashtë banorë të tjerë u detyruan ta braktisnin vendlindjen. Njëri nga ata, Samet Lutfiu më vonë vdes vdiq duke pritur drejtësinë.

Për “Sopotin” janë zbardhur “bomba” nga bisedat e përgjuara, në të cilat dëgjoheshte se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajësisht janë burgosur.

Në një bisedë tjetër telefonike për “Sopotin”, dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për të akuzuarit e, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski ka kërkuar nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button