Protestuesit: Koxias nuk mund të vijë në Maqedoni e të na shitet sikur mik

“Fronti kombëtar për shpëtimin e Maqedonisë” sot ka organizuar marsh protestues për siç thonë ata, ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Marshi ka nisur nga Porta Triumfale kurse ka mbaruar para Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë e ndërsa është mbajtur sot për shkak të ardhjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Protestojmë ndaj shitësve të kombit dhe identiteti të Maqedonisë. Nuk mundet që Koxias sot të vijë këtu dhe të na shitet sikur mik, kurse kërkon delegjitimim të vetes para opinionit botëror”, tha Strasho Olumçev, kryetar i Këshillit Nacional Gjithëmaqedonas.

Ai shtoi se populli grek është okupator i territorit të Maqedonisë për shkak të kryerjes së gjenocidit ndaj kombit maqedonas.

Përndryshe, kjo protestë është organizuar pasi që Koxias erdhi në Maqedoni ndërsa ka mbaruar para se ai të shkojë në darkë punë me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Kocias mbërriti në Shkup, nesër takime me kreun e shtetit dhe liderët partiak

Ja çfarë pritet nga vizita e Koxiasit në Shkup

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button