YouTube kufizime shtesë për videot me armë zjarri

 Faqja për shpërndarjen e videove, YouTube, ka sjellë kufizime shtesë ndaj videove me përmbajtje të armëve të zjarrit, raporton Anadolu Agency (AA).

YouTube, faqe që ka pronar gjigantin teknologjik Google, në kuadër të masave ka kufizuar përmbajtjet që tregojnë bërjen e armëve dhe montimin e armëve të zjarrit, karikatorëve me kapacitet të lartë dhe zhurmëmbytësit.

Po ashtu, theksohet se faqja ka ndaluar edhe përmbajtjet që kanë të bëjnë me shitjen e armëve dhe aksesuarëve të tyre.

Ndryshe, kufizimet rreth armëve të zjarrit YouTube i kishte lançuar vitin e kaluar. Duke i marrë në konsideratë ankesat, faqja kishte nxjerrë nga kategoria e videove reklamat në lidhje me armët e zjarrit.

Në SHBA, ku kanë ndodhur sulme të shumta të armatosura, Google kritikohet ashpër për hapësirën e lejuar për videot që kanë të bëjnë me bërjen e armëve dhe bombave.

YouTube shfaq miliona rezultate në kërkimin “si bëhen armët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button