fbpx

Dy miliardë njerëz në botë pinë ujë të ndotur

Organizata ”Mjekët e Botës” (Yeryuzu doktorlari) nga Stambolli, që ofron shërbime mjekësore për personat në nevojë, duke u thirrur në të dhëna të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), bëri të ditur se dy miliardë njerëz në nivel global detyrohen të pinë ujë të ndotur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të organizatës “Mjekët e Botës”, thuhet se Dita Botërore e Ujit shënohet më 22 mars, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së opinionit për të tërhequr vëmendjen globale për rëndësinë qa ka uji duke promovuar përdorimin e qëndrushëm të resurseve të ujit.

Në kumtesë alarmohet për situatën në të cilën ndodhen njerëzit të cilët nuk kanë qasje në ujë të pastër, që është esenciale për një jetë të shëndoshë.

Theksohen të dhënat e OBSH-së në të cilat flasin për vdekjen e 502 mijë njerëzve në vit nga shkaku i diaresë së shkaktuar nga kushtet e këqija sanitare dhe përdorimit të ujit të ndotur.

”Parashikimet janë që deri në vitin 2025, mbi gjysma e popullsisë në botë do të jetojë në zona në të cilat qasja në ujë do të jetë e kufizuar”, thekson njoftimi.

Pjesëtarët e “Mjekët e Botës”, kanë ndërtuar 172 puse të cilat parandalojnë përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga kushtet e këqija sanitare në shtetet si Çadi, Kenia, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Somalia dhe Afganistani, shtete këto që përballen me thatësira të shpeshta.

Me puset e ndërtuara 120 mijë njerëz janë furnizuar me ujë.

Koordinatorja e projektit, Buse Gizem Danis, rrëfeu për vështirësitë me të cilat përballen këta njerëz.

”Fëmijët në Afganistan çdo ditë në ora 8 të mëngjesit marrin rrugë gjashtë orëshe për të mbushur ujë, për çka mungojnë në shkollë. Për çdo vit, jetën e humbin 15 fëmijë të tillë. Në Niger, gratë pinë ujë të përzier me fekale sepse nuk kanë ujë të pastër”, tha ajo.

”Mjekët e Botës” deri më sot kanë realizuar rreth 50 projekte në Afganistan, Siri, Somali, Gazë, Ugandë dhe Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button