Sarkozy: Pas akuzave, jam duke jetuar në ferr

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka thënë se është duke jetuar në ferr, për shkak të akuzave me të cilat po përballet.

Ai thotë se nuk ka prova për ta akuzuar se ka pranuar ilegalisht fonde për kampanjën e tij të vitit 2007 nga diktatori i ndjerë, Muammar Gaddafi.

“Unë po akuzohem pa asnjë provë fizike”, u shpreh Sarkozy para mediave franceze.

Ndaj ish-presidentit francez sot edhe formalisht është ngritur aktakuzë për pranimin e paligjshëm të fondeve dhe korrupsion pasiv.

Sipas mediave, 63 vjeçari përderisa ka mohuar çdo akuzë, ka thënë se është i vetëdijshëm për seriozitetin e akuzave që rëndojnë mbi të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button