“Një muaj” në festivalin e tretë kualifikues për “Oscars”

Filmi i shkurtër “Një muaj”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të testohet në një festival belg, që kualifikon filma për “Oscars”. Rrëfimi i bazuar në ngjarje të vërtetë, i realizuar si film me regji të Zgjim Terziqit, është në garë për çmimet e festivalit “Brussels Short Film Festival”, që mban edicionin e 21-të prej 25 prillit deri më 6 maj.

Pikërisht në muajin prill, “Një muaj” do të shfaqet edhe në një tjetër festival kualifikues për “Oscars”. Përveç “Brussels…” dhe “Atlanta…”, është edhe festivali “Busan International Short Film Festival” i Koresë së Jugut që kualifikon filma për çmimin prestigjioz, e që do ta shfaqë në program edhe filmin “Një muaj”, transmeton Koha.net.

Rrëfimi i filmit “Një muaj” sillet rreth personazhit të quajtur Ana, një 40-vjeçare e verbër, e pamartuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen ndaj saj nga secila motër nga një muaj.

Në filmin “Një muaj” luajnë aktorët: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, DardaneMehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri-Berisha, Lis Spahiu e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button