Rreth 3 mijë qytetar pritet të pajisen me certifikata të lindjes

Qytetarët e Maqedonisë që nuk janë të regjistruar në librin amë, respektivisht nuk posedojnë certifikatë të lindjes tani u jepet mundësia për tu pajisur me të njëjtën, njofton Alsat M. Prej 1 prill e deri më 30 shtator të këtij viti, qytetarë në fjalë kanë mundësi që këtë të drejtë ta realizojnë duke aplikuar në qendrat rajonale të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë. Në këtë projekt pritet të përfshihen rreth 3 mijë persona që ballafaqohen me këtë problematikë.

“Për momentin paraqiten 550 persona që nuk mund të zgjidhen përmes ADN analizës ose elemente të tjera që janë të rregulluara me ligj. Shkaqet janë të ndryshme, disa nga personat janë nga sistemi ish jugosllav që kanë mbetur në Maqedoni dhe për shkak të gjendjes së tyre nuk kanë ndryshuar statutin e tyre”, deklaroi Milla Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button