Maqedoni, tre shkupjanë kapen me 91 kilogramë drogë (VIDEO)

Policia e Maqedonisë ka arrestuar tre shkupjanë në Kërçovë, te të cilët i ka konfiskuar 91 kilogramë marihuanë, njofton Portalb.mk.

Kundër tre personave të arrestuar, por edhe për tre persona tjerë, dy nga Struga dhe një nga Shkupi, janë dorëzuar padi penale për “prodhim të paaturoizuar dhe lëshim në përdorim të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Ashtu siç njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, të paraqitur e kanë marrë marihuanën nga Shqipëria dhe e kanë paketuar në Strugë, me qëllim që ta transportojnë në Shkup. Dje në orët e mëngjesit, marihuana është dashur që të dërgohet në Shkup dhe është vendosur në veturën “Mercedes” me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë dy nga të arrestuarit, ndërkaq përpara tij në rolin e të ashtuquajturit, “pastrues për lëvizje të mirë”, ka qenë një automjet BMË me targa të Prilepit, e drejtuar nga njëri nga të arrestuarit.

Pas planit paraprak të përgatitur, nga ana e zyrtarëve policor në hyrje të Kërçovës, është ndaluar “Mercedesi”, ndërkaq në të njëjtën kohë, në dalje të Kërçovës është ndaluar edhe vetura tjetër BMË dhe të tre personat janë privuar nga liria. Pas kontrollit të “Mercedesit”, janë gjetur nëntë thasë dhe një torbë udhëtuese me marihuanë.

Të treve, gjykatësi i procedurës paraprake u ka  shqiptuar masë paraburgimi me zgjatje prej 30 ditëve. Në ndërkohë, policia është duke i kërkuar edhe dy persona tjerë, të cilët kanë lidhje me rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button