fbpx

Policia Financiare ka ngritur padi penale kundër Pasko Kuzmanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Publike kundër ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Trashigimi Kulturore, Pasko Kuzman për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizim gjatë procedurës për restaurimin e Universitetit “Shën Klimend Ohridski”. Padi Penale është dorëzuar edhe kundër një personi tjetër me iniciale Sh.C. nga Kroacia, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të Drejtorisë, Kuzman gjatë vitit 2010, pas procedurës së zbatuar për furnizim publik, ka bërë marrëveshje për rikonstruimin e universitetit “Shën Klimend Ohridski” në Ohër, me kontraktorin “Kunstruktor AD Split” me një zyrë në Maqedoni, për të cilin është siguruar garanci për ofertën, por jo një garanci bankare për kryerjen e cilësisë së punimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button