fbpx

BDI takon familjarët e Almirit, iniciojnë komision parlamentar për rishikim të procesit

Deputetët  e BDI-së për rastin e “Almirit”,  do të inicojnë një Komision parlamentar, ku do të rishikohet i gjithë rasti gjyqësor për Almirin.

Avokati i familjes Aliu, Alispahiq njoftoi se pret që në këtë proces do të zbardhen te gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria, njofton TV21.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se vendimi i Prokurorisë është marrë para se të vijë Jovevski në pozitë, ndërsa pret që kryeprokurori i tanishëm të reflektojë në lidhje me këtë rast dhe të mos rrijë duarlidhur.

Iniciativa për formimin e Komisionit parlamentar do të dorëzohet qysh sot, ndërsa u kërkua mbështjetja e të gjitha partive, me qëllim që ky proces të mos marrë kahje politike, partiake apo etnike.

Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button