Kërcënohet me thikë trajneri i Tiranës

Trajneri ekipit të moshave U17 të Tiranës, Migen Memelli është goditur me grushte dhe është kërcënuar me thikë nga prindi i një fëmije, pas përfundimit të seancës stërvitore të paradites së kësaj të enjteje, në fushën stërvitore “Skënder Halili”, transmeton TCH.

Pasi ka përfunduar stërvitja, prindi i një fëmije me inicialet A.Ç. ka pasur pretendime për aktivizimin e djalit të tij dhe ka goditur menjëherë me grushte trajnerin Memelli.

Ai ka nxjerrë edhe një thikë, duke iu drejtuar trajnerit me shprehjen “Do të të pres fytin”.

Mësohet se, menjëherë më pas trajneri i Tiranës U17, Migen Memelli ka bërë kallëzimin e tij në Komisariatin Nr. 6 të kryeqytetit, për këtë person.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh i dhunës së ushtruar ndaj trajnerëve të futbollit, pas tentativës për sulm me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button