Maqedoni, sot skadon afati për dekretimin e ligjit të gjuhëve nga presidenti Ivanov

Sot përfundon afati tetëditor për kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për dekretim të ligjit për përdorimin e gjuhëve që u votua në lexim të tretë më 14 mars të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Meqë kryetari i Maqedonisë ka paralajmëruar se nuk e dekreton ligjin për përdorimin e gjuhëve, sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi mosdekretimi i ligjit nuk është pengesë që i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare, që më pas të hyjë në fuqi.

Ngjashëm si Xhaferi, vlerësuan edhe ekspertët juridik, pasi që sipas tyre ligji është votuar në mënyrë ligjore dhe se me mosdekretin e tij, presidentit Gjorge Ivanov, bën shkelje kushtetuese.

Përdryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota “për”, në atmosferë të tensionuar për së dyti herë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që së pari herë Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin.

Ndryshe, pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjuhëve i njëjti do të duhet të kalojë nën thjerrëzën e Komisionit të Venedikut. Kjo ishte kërkesë edhe e Komisionit Evropian.

Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button