Tre muaj para Botërorit në Rusi, stadiumi ende nuk është gati

Kanë mbetur edhe më pak se tre muaj deri në fillimin e Kampionatit Botëror në futboll në Rusi, ndërsa stadiumi në Samari ende nuk është gati. Ajo që shqetëson përfaqësuesit e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) është se kanë mbetur edhe shumë punë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Stadiumi Samara, që është një nga 12-të në të cilat duhet të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror, kapaciteti i të cilit është 45.000 vende, ende nuk është vendosur bari. Problemi më i madh për vendosjen e barit paraqet moti i ftohtë, që mbisundon në Rusi pavarësisht faktit se ka ardhur pranvera.

“Është evidente se presim përparim të punëve në stadium. Ende duhet bërë shumë punë që stadiumi të jetë gati deri në fund të muajit prill”, tha Colin Smith, shef për gara dhe ngjarje në FIFA.

Nëse stadiumi nuk përfundon deri në fund të muajit prill, kjo do të mund të kufizojë mundësinë e FIFA-s që të zbatojë testimin e domosdoshëm të stadiumit dhe vendosjen e pajisjes për Kampionatin Botëror.

Botërori në Rusi do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button