Nigeri, lirohen nxënëset e rrëmbyera nga Boko Haram

Një numër i paspecifikuar i nxënëseve të rrëmbyera së fundmi në verilindje të Nigerisë u liruan të mërkurën herët, njoftuan dy zyrtarë të sigurisë për Anadolu Agency (AA), duke thënë se ende mbetet për ta konstatuar numrin total të tyre.

Të paktën 110 nxënëse ishin rrëmbyer në muajin shkurt nga militantët e Boko Haram, në atë që kritikët e kanë përshkruar si një përsëritje zhgënjyese të rrëmbimit masiv të 276 nxënëseve nga konvikti i tyre në vitin 2014.

“Mund të konfirmoj, edhe pse jozyrtarisht, se informacioni është i vërtetë. Por, ne nuk jemi të sigurtë për numrin e atyre që janë liruar. Njerëzit e mi janë në rrugë për në Dapchi (qyteti ku ka ndodhur rrëmbimi)”, njoftoi një shef i sigurisë në shtetin verilindor Yobe, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Një tjetër burim i sigurisë konfirmoi se vajzat janë liruar.

“Kjo është gjithçka që mund të them për tani, sepse detajet janë akoma të mangëta”, theksoi ai.

Ueb faqja lokale Sahara Reporters ka thënë se 105 vajza janë liruar ndërsa pesë të tjera janë konfirmuar të vdekura.

Pritet që autoritetet nigeriane të dalin me deklarata rreth zhvillimit.

Zhvillimi vjen një ditë pasi Amnesty International kritikoi Nigerinë për rrëmbimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button