Koreja e Jugut gjobit Facebook-un

Në Korenë e Jugut, rrjeti social Facebook është dënuar me një gjobë prej 370 mijë dollarë për shkak të kufizimit të qasjes së përdoruesve në këtë faqe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni i Komunikimit të Koresë së Jugut, u raportua se Facebook-ut iu dha një gjobë prej 370 mijë dollarë për shkak të kufizimit të qasjes së përdoruesve në vend nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2017.

Në deklaratë është theksuar se Facebook nuk mund të kufizojë qasjen pa arsye bindëse.

Ndërsa në një deklaratë nga Facebook lidhur me gjobën, thuhet se janë të zhgënjyer nga vendimi i Komisionit të Komunikimit të Koresë së Jugut.

“Ne do të përpiqemi të tregojmë performancën tonë më të mirë për të gjithë përdoruesit tanë”, qëndron në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button