Veseli: Pesë deputetë janë përjashtuar, seanca do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kanë marrë vendim që të përjashtohen pesë deputetë të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa tha se seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë dhe çështja e demarkacionit do të kryhet.

Veseli tha se nuk do të lejohet të ketë manipulime dhe do të mundësohet mbarëvajtja e procesit të votimit, tranmseton Telegrafi.

Ai tha se Serbia nuk ka mundur t’i ndalë deputetët e Kosovës, e nuk do të mund askush.

Veseli tha se deputetët e VV-së nuk janë më të mirë se ata dhe as nuk janë ma patriotë.

Kreu i Kuvendit i quajti mashtrues, manipulues dhe gënjeshtar.

“Nuk do të lejojmë askënd të ndërpresë perspektivën euro-atlantike të Kosovës…. Ne do ta kryejmë obligimin tonë dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm”, tha ai.

Veseli tha se pas këtyre veprimeve dy deputetë nuk kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina.

Ndryshe, deputetët e përjashtuar janë: Drita Millaku, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button