PSP ka hapur hetim kundër Milloshoskit për shitje jo-ligjore të një objekti në Makedonski Brod

Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim nën emrin e koduar “I fuqishmi” kundër disa personave, në mesin e të cilëve është ish kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, njofton Portalb.mk.

Ata ngarkohen për vepër penale mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë shitjes jo-ligjore të pronës shtetërore në komunë, me çka, sipas PSP-së, kanë bërë dëm të përgjithshëm me vlerë prej 50.000 euro.

Ashtu siç sqaroi prokurorja Fatime Fetai, bëhet fjalë për shtëpi në fshatin Izhishte në Makedonski Brod, të cilën me vendim të Këshillit Komunal i është shitur babait të të dyshuarit të parë i cili është deputet (Antonio Milloshoski, shkrim i redaksisë).

Megjithatë, sipas saj, deputeti dhe kryetari i komunës i kanë hutuar këshilltarët që të shitet prona e komunës e cila i është ndarë për shfrytëzim babait të deputetit (Milloshoskit) për 30 vjet nga këshilli paraprak, me qëllim që të bëjë biznes.

Në objekt ka qenë e vendosur administrata e kryetarit të komunës fqinje, Pllasnicë, e cila me shitjen e pronës praktikisht ka ngelur pa hapësira.

Për atë, ashtu siç tha Fetai, kryetari Ismail Jahoski është drejtuar deri te Qeveria, e cila ka formuar Komision që ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë shitjes.

Edhe pse Komisioni e ka obliguar kryetarin e Makedonski Brodit që të dorëzojë padi për shtije, megjithatë, ai atë nuk e ka bërë.

Gjithashtu, Fetai ka theksuar se  sjellja e këtillë e Jahoskit ka shkaktuar zemërim te deputeti (Milloshoski), i cili e ka keqpërdorur pozitën si kryetar i Komisionit Parlamentar që të porosit kontrolle inspektuese në kompaninë e Jahoskit – Pucko Petroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button