Prokuroria Speciale me hetim kundër Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike, në konferencë për shtyp, sot e ka publikuar hetimin e parë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me emrin e koduar “Regjistrimi”, njofton Portalb.mk.

Sipas PSP-së, Ahmeti, bashkë me ish partnerin e tij qeveritar nga VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, e kanë keqpërdorur procesin e regjistrimit të popullsisë, gjegjësisht e kanë anuluar.

Prokuroria Fatime Fetai në konferencë për shtyp tha se, partnerët qeveritar kanë vlerësuar se regjistrimi i popullsisë do bëjë dëm rejtingjeve të partisë dhe për atë janë marrë vesh që ta anulojnë.

“Ka dyshim se si pjesë e koalicionit qeveritar, të dy kryetarët e partive janë marrë vesh se nuk kanë kapacitet politik që ta bëjnë regjistrimin dhe se është e patjetërsueshme trajnim i plotësuar dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare. Më pas Qeveria ka propozuar që të ndalohet që të vlejë ligji për regjistrim, ndërkaq më pas deputetët e shumicës koalicionuese më 15 tetor të vitit 2011 në Kuvend sollën vendim që të anulohet regjistrimi”, tha Fetai.

Prokurorja Fetai shti se, Gruevski dhe Ahmeti dyshohet për “keqpërdorim të detyrës  zyrtare” për arsye se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 175 milionë denarë apo mbi 2.8 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button