I vdekur është gjetur një qytetar në Manastir

Në shkallët para një ndërtese, në bulevardin e 1 Majit në Manastir, sot rreth orës 5 të mëngjesit u gjet i vdekur 57 vjeçari T.N. nga Manastiri.

Sipas informatave të policisë, këqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi inspektues i policisë së Manastirit, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë vetëm e konstatoi vdekjen.

Në trupin e të vdekurit nuk kishte gjurmë të dukshme të përdhunimit. Pas urdhëresës së gjykatësit hetues, trupi i të vdekurit është dhënë në autopsi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button