Maqedoni, me ligjin e ri do të përkufizohet e drejta për furnizim me armë

Në seancën e 60-të Qeveria e Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për realizimin e të gjithë projekteve për gazifikim primar, por edhe për gazifikim sekondar të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Ekonomisë që në afat prej 30 ditëve të formojë grup punues me qëllim të koordinimit dhe mbikëqyrjes së procesit të realizimit të të gjitha projekteve për gazifikimin primar, por edhe për gazifikimin sekondar të shtetit. Grupi punues ka obligim, që të dorëzohen informata deri te Qeveria për progresin e mëtutjeshëm të realizimit të atyre projekteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozimin e ri për emërim dhe plotësim të ligjit për armë dhe ka sjell vendim që të dorëzohet deri te Kuvendi për procedurë të mëtutjeshme.

“Ligji do të ketë ndryshime në disa pika të caktuara, të cilat mes tjerash kanë të bëjë me rikualifikimin e disa llojeve të caktuara të armëve, përkufizimin e të drejtës për furnizim në afat të shkurt dhe të gjatë të armëve të zjarrit për personat më të rinj se 25 vjet, vazhdimi i afatit për ndërrim të lejeve për posedim dhe bartje të armës dhe lejeve për pajisje me armë, përsëri do të legalizohen armët e kategorisë B,C dhe D të cilat posedohen pa  leje përkatëse, në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit të vjetër për furnizim të armëve dhe ligjit për armët”, thuhet në kumtesë.

Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar edhe informatën për miratimin e ligjit për plotësimin e ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e seksionit Milladinovc – Shtip dhe seksionin rrugor Kërçovë – Ohër, dhe e ka pranuar tekstin e Aneksit numër 1 ndaj Marrëveshjes për ndërtim të seksionit rrugor Kërçovë – Ohër për shkak të vazhdimit të afatit për ndërtim mes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe “Sinohidro”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button