Gati kontrata e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone
Askush nuk mendonte se ai do të arrinte deri këtu, por ajo paraqitje në miqësoren e verës kundër Bayern Munchen bërë që të sigurojë një vend në ekipin e të kuqezinjve. E javë pas javë e ndeshje pas ndeshje Patrick Cutrone ka treguar se ka shumë vlera dhe mund të japë shumë tek ky Milan që po rilind, transmeton TCH.
E shpërthimi i Patrick Cutrones me Milanin, ka bërë që kuqezinjtë të vihen në lëvizje për ta ‘blinduar’ atë. Drejtuesit e Milanit kanë gati ofertën për zgjatjen e kontratës së 20-vjeçarit, deri në vitin 2023, pasi aktualja skadon në 2021-shin.
Krahas kohëzgjatjes, ajo që ka më shumë rëndësi në kontratën e re, është përmirësimi i ndjeshëm i pagesës së sulmuesit, që pritet të shkojë deri në 3 milionë euro në sezon.
Palët janë të kënaqura nga negociatat dhe nuk përjashtohet mundësia që rinovimi të zyrtarizohet menjëherë pasi Cutrone të rikthehet në Milano, pas grumbullimit në kombëtare.