VW Polo BlueGT

Volkswagen Polo BlueGT i ri dallohet për aftësinë që të kombinoj performancën dinamike superiore me efikasitetin e jashtëzakonshëm në kursimin e karburantit. Kulminacioni teknik i kësaj veture kompakte, është sistemi i deaktivizimit të cilindrave, i cili për herë të parë është prezantuar në një veturë Volkswagen, i njohur ndryshe si ACT. Ky sistem është realizuar me motorin e ri 1.4-litërsh TSI të VW Polo BlueGT.

Ky motor i fuqishëm ofron 103 kW / 140 kuaj fuqi dhe prapë harxhon vetëm 4.7 litra për 100 km. Nëse Polo BlueGT porositet me transmisionin me 7 shpejtësi (DSG), atëherë harxhimi i karburantit bie në 4.5 l/100 km dhe duhet pasur parasysh se flitet për karburant benzinë dhe jo naftë.

Po ashtu, kjo veturë, me shpejtësinë maksimale prej 210 km/h, arrin që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, ta arrij për vetëm 7.9 sekonda. Kjo bashkë-ekzistencë e pazakontë e efikasitetit dhe performancës dinamike, është arritur nga ndërlidhja sistematike e ACT-s, duke kombinuar uljen e zhvendosjes së motorit dhe injektimit direkt me teknologjinë BlueMotion Technology që përfshinë sistemin Stop/Start dhe rigjenerimin e baterisë.

Si i tillë, Polo BlueGT mbyll hendekun mes Polo 1.2 TSI (77 kW / 105 PS) dhe Polo GTI (132 kW / 180 PS).

Eksterieri i Polo BlueGT

Volkswagen-i i ri ka pësuar vërtetë ndryshime si një pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme. Nga ana e jashtme, janë fellnet 17 inç jashtëzakonisht të bukura me shumë fletëza, mbishkrimi GT para dhe prapa (plus ‘BLUEMOTION’ prapa) si dhe gypat e rinj të gazrave që janë karakteristikë identifikuese e VW Polo BlueGT.

Si shtesë, një numër i tipareve standarde janë adoptuar nga Polo GTI apo Polo BlueMotion. Tiparet e GTI-s janë spojleri në pjesën e pasme, parakolpi i pasmë me difuzer, parakolpi i përparmë dhe dritat e mjegullës, duke përfshirë edhe dritat aktive të ditës. Elementet BlueMotion janë pragu anësor dhe kanalet e shiut para.

Volkswagen Polo BlueGT është zbukuruar edhe me një grill radiatori i ngjyrosur me të zezë, ekrani i ventilimit R-line dhe pasqyrat e dyerve të zeza. Një efekt pozitiv në aerodinamikë, është lartësia e Polo-s për 15 mm më e vogël.

Interieri i Polo BlueGT

Tiparet e interierit janë sistemuar me një funksionalitet të jashtëzakonshëm të ekranit multi-funksional (mesazhi ACT dhe për presionin e gomave), instrumentet GTI, sistemi i kontrollimit të vozitjes, vijat e zeza të kulmit dhe zbukurime të zeza të shtyllave në stilin GTI, dritat e errësuara dhe të interierit të përshtatura sipas nevojës, një timon sportiv i mbështjellë me lëkurë me emblemë ‘BlueGT’, ulëse sportive para me zbukurime me dizajn të ri si dhe detaje tjera zbukuruese nga kromi.

Gjenerata e re e motorëve

Motori 1.4 TSI në Volkswagen Polo BlueGT, është top-motori i serisë plotësisht të re EA211 të motorëve me benzinë. Këta motorë me benzinë dhe seria e motorëve me naftë EA288, e cila gjithashtu është e re, janë shtyllat e teknologjisë së sistemit të ardhshëm Modular Transverse Matrix (MQB).

Edhe para se të prezantohet sistemi MQB, blerësit e Volkswagen Polo BlueGT,do të kenë mundësi të kënaqen me TSI-n e teknologjisë së lartë me deaktivizim të cilindrave. Volkswagen është prodhuesi i parë i veturave që prezanton menaxhimin aktiv të cilindrave, si teknologji për kursimin e karburantit në motorët e vegjël.

Duke fikur cilindrin e dytë dhe të tretë nën ngarkesën e ulët dhe të mesme, arrin që të ulë harxhimet për 0.4 l/100 km. Në vozitje me shpejtësi konstante në marshin e tretë apo të katërt, kursimi i karburantit arrin në 1 litër në100 km. Por edhe kur vozit me 70 km/h në marshin e pestë, harxhimet ulen për 0.7 l/100 km. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button