Ngordh rinoçeronti i Bardhë Verior, ishte mashkull i fundit i këtij lloji në botë

Si pasojë e ndërlikimeve të moshës, në Kenia ka ngordhur mashkulli i fundit në botë nga specia e rinoçerontit të Bardhë Verior, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të qendrës për kujdes të kafshëve, Ol Pejeta në Kenia, thuhet se rinoçeronti mashkull, me emrin Sudan, ka vdekur nga komplikimet si pasojë e moshës së tij 45 vjeçare.

“Me zemërim të thellë ne në Ol Pejeta Conservancy dhe kopshti zoologjik e Dvur Kralove njoftojmë se mashkulli i fundit në botë nga specia e rinoçerontit të Bardhë Verior ka ngordhur në moshën 45 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Drejtori ekzekutiv i Ol Pejeta, Richard Vigne, deklaroi për AA se veterinerët e kanë trajtuar Sudanin për probleme shëndetësore të shkaktuara nga mosha e shtyer, të cilat më vonë i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe plagë trupore.

Ai tha se veterinerët dhe ekspertët në kopshtin zoologjik kishin marrë një vendim të detyrueshëm për të zbatuar eutanazi.

Qendra për konservimin e specieve të rralla vazhdon të kujdeset për dy rinoçerontet e Bardha Veriore femra.

“Ata rinoçerontët e Bardhë Verior, kanë qenë shumë pjellorë në Afrikën e Veriut por numri i tyre ka rënë si pasojë e gjahut të paligjshëm nga shkaku i kërkesës për bririn e tyre”, tha Vigne.

Sipas ekspertëve, mosha 45 vjeçare e Sudanit është e barazvlefshme me një njeri 100 vjeçar.

Sperma e Sudanit është konservuar me shpresë se një ditë shkencëtarët do të mund të rikthejnë në jetë këtë specie gjigante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button