Parashikim: Bayern Munich – Chelsea

Ndeshja e pritur për një sezon të tërë nga fansat e futbollit, tashmë ka arritur, pra është finalja e Ligës së Kampionëve që këtë herë do të jetë anglo-gjermane, në një përballje titanësh ndërmjet Bavarezëve të Bayern Munich dhe Londinezëve të Chelseat.

Kush është favorit për këtë takim? Natyrisht që është Bayerni pasi ka eliminuar Realin, JO, Unë them që është Chelsea pasi ka eliminuar kampionin, Barcelona. Një gjë është e sigurtë, favoriti në këtë takim nuk mund të dihet, teksa ndeshja do të jetë mëse e balancuar se kurrë.

Bayerni do të ketë një ndihmes të vogël pasi ndeshja luhet në Bayern Arena, por nuk duhet harruar se presioni i Bavarezëve për të fituar takimin është shumë i madh, dhe kjo gjë shkon në favor të Chelseat.

Të dy klubet futen në këtë takim me mjaftë mungesa për shkak të suspendimit, dhe për këtë arsye, trajnerët duhet të bëjnë formacionin më të mirë për takimin e sezonit për skuadrat paraprake.

Deri tani, Liga e Kampionëve për Chelsean është vetëm një utopi e cila nuk është realizuar kurrë, por sot është momenti i fundit dhe momenti më i mirë për të bërë një gjë të tillë.

Formacionet e mundshme:
Bayern Munich 4-2-3-1
————————Neuer————————
—-Lahm, Tymoshchuk, Boateng, Contento–
————-Schweinstieger, Kroos———–
————–Robben, Muller, Ribery———-
————————Gomez————–
Chelsea 4-3-3
———————-Cech——————–
———Bosingwa, Cahill, Luiz, Cole———–
——————Mikel, Essien————–
————–Kalou, Lampard, Mata————
———————-Drogba—————–
Lojtarët vital

Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich) – Gjermani mund të luaj një rol kryesor në këtë takim. Detyra e tij është të ndal çdo aksion të Chelseat që fillon nga mesfusha, dhe natyrisht të hap lojën për sulmin e skuadrës së ti.
Didier Drogba (Chelsea) – Drogba pritet të jetë vital në këtë takim. Pesha që ka ai te Blutë, është shumë e madhe. Ai mund t’i sjell fitoren klubit të tij sonte.
Parashikim: Bayern Munich 1-2 Chelsea
Çka mendoni ju, si do të përfundoj ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button