fbpx

Trump e uron Putinin për rizgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka biseduar në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, dy ditë pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të shtetit rus, transmeton REL. 

Trump tha se e ka uruar Putinin dhe se shpreson se ata do të takohen në “një të ardhme jo të largët” për të diskutuar garën me armë, Ukrainën, Korenë e Veriut dhe Sirinë.

Kremlini tha përmes një deklarate se, gjatë bisedës, “vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së një takimi të mundshëm në nivel të lartë”.

“Dy liderët kanë biseduar në favor të zhvillimit të bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme, përfshirë sigurimin e stabilitetit strategjik dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Në veçanti, ata theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar garën e armëve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, ka fituar mbi 76 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë kritikuar zgjedhjet, duke thënë se ka pasur mashtrime, presion për të votuar dhe mungesë të “zgjedhjes reale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button