fbpx

Zaev: Qeveria mbështet politikat rinore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka mbajtur sot seancën e 59-të tematike në të cilën bashkë me organizatat rinore, ka shqyrtuar implementimin e politikave rinore si dhe propozimet e të rinjve të cilat pritet të zbatohen në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat pas takimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, kreu i Këshillit Kombëtar Rinor, Blazhe Malevski dhe drejtoresha Ekzekutive e Forumit Edukativ Rinor, Dora Kosturanova, tha se mbledhja tematike e qeverisë paraqet në fakt një dëshmi e përpjekjeve për krijimin e një shoqërie moderne në të cilën të rinjtë do të kenë rol përmbajtësor, sepse siç tha, kjo qeveri është zotuar se politikat rinore, nuk do të planifikohen pa pjesëmarrjen direkte të tyre.

Kryeministri Zaev u shpreh se së shpejti do të nisin diskutimet publike lidhur me propozim-ligjin për të rinjtë, një proces ky që është inicuar nga Kuvendi i Maqedonisë, për çka u themeluan grupe të punës, siç është për njohjen e punës të të rinjve, për koordinim mes të rinjve dhe institucioneve, grup pune për edukim seksual, për organizim demokratik në shkollat e mesme dhe universitetet si dhe një grup për detektimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe një grup për resiocalizim të adoleshentëve përdorues të drogave.

E gjithë kjo, tha Zaev, ka të bëjë me përfshirjen sa më të mirë të të rinjve në jetën shoqërore.

“Lidhur me këtë, me më shumë se një miliard denarë (16.5 milionë euro), Qeveria e Republikës së Maqedonisë stimulon programet dhe masat për punësimin e të rinjve gjatë vitit 2018, me çka do t’u mundësohet të rinjve të përfshihen në trajnime të ndryshme për të marrë njohuri për profesione që kërkohen në tregun e punës”, tha Zaev, për të shtuar se për përmirësimin e cilësisë së arsimit janë ndarë mbi një miliard denarë, ndërsa 80 milionë denarë do të ndahen për përmirësimin e kushteve në konviktet për nxënës dhe studentë.

Në emër të organizatave rinore, foli drejtoresha ekzekutive e Forumit Edukativ Rinor, Dora Kosturanova, e cila u shpreh e lumtur nga fakti se organizatat rinore, kishin një mundësi të rrallë që para ekzekutivit të shprehin kërkesat e tyre, duke vënë theksin në dy sosh, më saktësisht tek e drejta e nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve për të marrë pjesë në vendet që i prekin ata.

“Nxënësit e shkollave të mesme gjatë kohë janë privuar nga e drejta për vetëorganizim dhe të marrin pjesë në shkollat pasi ligjet parashohin më shumë të drejta për prindërit e tyre, nga që kanë vet nxënësit. Ndërsa prindërit kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në Këshillat, nxënësit e kanë të ndaluar praninë në të njëjatat”, tha Kosturanova, për të shtuar se kërkesa e tyre është që kjo çështje të rregullohet me ligj.

Për sa i përket çështjes studentore, tha Kosturanova, është dakorduar që në zgjedhjet studentore të mund të votojë secili student, por edhe të kandidohet për kryetar të Unionit të Studentëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button