Pas protestës së ASH-së, reagojnë nga BDI Gostivar: ja çfarë thonë

Pas protestës së organizuar sot nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, ka reaguar dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar dhe të njëjtën e kanë quajtur si të “të dështuar edhe përskaj kërcënimeve për të dalur në protestë”, njofton Portalb.mk.

“Përskaj kërcënimeve për të dalur në protestë, prania e qytetarëve nuk përmbushi pritshmëritë e organizatorëve, sepse, ftesës për të protestuar nuk iu përgjigjen qytetarët e Gostivarit. Në të ashtuquajturën protestë dolën vetën anëtarët e partisë së Arben Taravarit dhe kjo mund të dëshmohet nga pamjet e përcjella në media”, thuhet në komunikatën e dërguar nga BDI Gostivar.

Nga atje thonë se thirrjet e bëra në protestë nuk kishin të bënin me depolitizim, por me politizim të skajshëm të arsimit.

“Fjalimet e mbajtura në protestë ishin indikatori më i mirë që dëshmoi se protesta nuk kishte të bëjë për depolitizim, por për politizim të skajshëm të shoqërisë dhe institucioneve.  Pjesëmarrja e dobët në protestë, tregoi qartë që qytetarët e Gostivarit nuk mbëshesin politikat destruktive dhe mashtrimet që tenton të bëjë Arben Taravari dhe partia e tij”, thonë nga BDI Gostivar.

Protesta e ASH-së: larg duart nga Gostivari dhe ktheni kompetencat arsimore te Taravari (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button