Prindërit vetëushqyes nuk do të paguajnë më për kopshte ku i dërgojnë fëmijët e tyre

Prindërit vetëushqyes që kanë të ardhura të ulëta tani më nuk do të jenë të obliguar t’i pagujnë kopshtet ku i dërgojnë fëmijët e tyre, deklaruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Kjo mundësi vlen për prindërit të cilët kanë të ardhura mujore në shumë të rrogës minimale.

“I njoftojmë kopshtet e fëmijëve dhe të gjithë prindërit vetëushqyes që t’i plotësojnë kushtet ligjore për realizimin e të drejtës të participimit dhe të dorëzojnë kërkesë me dokumentacionin e nevojshëm, të theksuar në rregullore, deri te institucioni publik për fëmijë në të cilin fëmija është nën kujdesie, për realizimin e të drejtës për pjesëmarrje”, deklaruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Rregullorja hyn në fuqi sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button