Joveski: U tregova prindërve të Almirit se nuk ka kurrfarë prapavije në rikualifikimin e veprës

Prokurori shtetëror, Lubomir Jovski, në një intervistë për “Makfax” deklaroi se me kërkesë të tij është takuar me prindërit e katërvjeçarit Almir Aliut nga Kumanova, i cili u shkel me veturë në vitin 2016 në Kumanovë nga Boban Iliq, njofton Portalb.mk.

“Isha me qëllim që t’u tregojë se nuk ka kurrfarë prapavije në rikualifikimin e lëndës”, tha Joveski.

Ai deklaroi se e ka studiuar lëndën për vdekjen e Almirit dhe se akuza e prokurorit është e bazuar në fakte dhe dëshmi.

“Në rastin konkret në bazë të dëshmive dhe ekspertizave të lëndës, prokurorja që e përfaqëson lëndën ka konstatuar se në këtë rast nuk ka paramendim, gjegjësisht dëshmitë nuk e konstatojnë akuzën e cila fillimisht ishte vrasje me paramendim”, deklaroi Joveski.

Ai shtoi se një pjesë e madhe, prej mbi 25 prokurorëve të prokurorive më të larta është deklaruar se dëshmitë e mbledhura nuk e konstatojnë akuzën fillestare.

Ndryshe më 15 mars, Gjykata Themelore e Kumanovës e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe e ka rikualifikuar lëndën. Sipas akuzës, vrasësi i Almirit, Boban Iliq, tani do të ndiqet për aksident dhe jo për vrasje, gjë e cila revoltoi qytetarët të cilët kanë dalë disa herë në protesta.

Sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska rikualifikimi është bërë sepse në fillim kur është ngritur aktakuza, dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar duke thënë gjithashtu se i akuzuari Boban Iliq ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve në gjendje të afektit emocional, apo pa paramendim. Pas mbarimit të seancës, vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ua ka treguar gishtin e mesëm familjarëve të Almirit.

Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë dhe është lënë në liri, i cili pasi doli nga Burgu i Shutkës, kërcënoi gazetarin e TV21 dhe  ledhatoi Mercedesin, me të cilin e kishte kryer aktin e vrasjes.

Në kohën kur priten reforma, rasti i Almirit e thellon mosbesueshmërinë e qytetarëve ndaj gjyqësorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button