fbpx

Aksionet e Facebook-ut pësojnë humbjen më të madhe ditore në 6 vitet e fundit

Aksionet e Facebook-ut të hënën kanë shënuar humbjen më të madhe ditore në gjashtë vitet e fundit, pasi paraprakisht gjiganti i medias sociale u trondit nga raportet të cilat zbuluan njërën nga rrjedhat më të mëdha të të dhënave në historinë e kompanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania private për analizë të të dhënave me seli në Londër, Cambridge Analytica është furnizuar me informata të karakterit privat të mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut, pa marrë lejen e tyre, ndërkohë që informacionet e tilla i ka përdorur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA 2014 – 2016, si dhe gjatë Brexit-it, flasin raportet e të përdishmeve The New York Times dhe The Observer of London.

Pas mbylles të premten me 185.09 dollarë për një aksion, çmimi i një aksioni të Facebook-ut të hënën ra në 170.12 dollarë që ishte një rënie me 8.1 për qind ose performansa më e keqe në gati se gjashtë vitet e fundit.

Para kësaj, humbjen më të madhe me 11.7 për qind, Facebook e kishte shënuar më 27 korrik të viit 2012.

Të hënën, edhe vlera e kompanisë në treg shënoi rënie për 43 miliardë dollarë, më saktësisht nga 537 miliardë dollarë sa vlentë të premten, në 494 miliardë dollarë të hënën.

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, gjithashtu ka regjistruar humbje të vlerës së pasurisë për 5 miliardë dollarë, më saktësisht nga 74.5 miliardë doillarë në 69.3 miliardë.

Në listën e prestigjiozes Forbes, për miliarderët botërorë, miliarderi më i ri në botë renditet i shtati, që është një rënie për dy pozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button