Vogëlushi nuk i përmbajti emocionet, gjatë ceremonisë martesore të prindërve (Foto)

Ceremonitë martesore janë ngjarje emocionale, pavarësisht nëse jeni të afërm apo i keni shumë të largët të porsamartuarit.

Më së shumti emocionohen familjarët dhe miqtë, kur martohet dikush shumë i afërm i tyre, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ka reaguar edhe një vogëlush gjashtëvjeçar nga Anglia, të cilit po i martoheshin prindërit.

“Kur pa nënën në të bardha, nisi të qante dhe nuk ndaloi derisa përfundoi ceremonia”, ka thënë fotografi që shpërndau fotografitë.

Fëmija që ka edhe një vëlla më të vogël, ishte shumë i lumtur, ndërsa nuk mund të përmbahej në këtë situatë që i ndodhi për herë të parë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button