U votua buxheti 2018 i Komunës së Gostivarit, ja çfarë tha kryetari Arben Taravari (VIDEO)

Me 31 vota “për” në seancën e Këshillit Komunal të Gostivarit u miratua buxheti komunal për vitin 2018 i cili do të arrijë vlerën prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë, raporton Portalb.mk.

Shuma e miratuar e buxhetit ishte më ulur se sa ishte propozuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i pakënaqur nga propozimi i këshilltarëve të Bashkimit Demorkatik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, tha se shumë punonjës të Higjienës Komunale dhe çerdheve do të mbeten pa sigurim shëndetësor.

“Për fat të mirë buxheti u votua, por për fat të keq se gostivarasit nuk do të kenë mundësi të kenë çerdhe të reja, nuk e kurse të punësuarit e higjienës komunale dhe të çerdheve të mos kenë sigurime shëndetësore. Me miratimin e buxhetit të cunguar, edhe njeherë u dëshmua se politika destruktive vazhdon të jetë edhe më tej prezente në Gostivar dhe se kjo bëhet vetëm që të pengohet puna e Taravarit”, tha Taravari.

I pyetur se pse nuk respektua kërkesa e euroambasadorit Samuel Zhbogar, që të bëhet miratimi i buxhetit në bazë të propozimit të kryetarit Taravari, kryetari i Këshillit, Nasir Musliu tha se: “të gjitha projektet të cilat do të realizohen janë në dobi të qytetarëve dhe të njëjtat do të mund të inkorporohen në buxhetin e miratuar”.

Në lidhje me buxhetin edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka kërkuar që të miratohet buxheti i komunës së Gostivarit sipas propozimit të kryetarit, Arben Taravari.

Ndryshe sot ishte vazhdimi i dytë e seancës së tretë të Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit.

 

 

Zhbogar: Pres që buxheti të miratohet ashtu siç e propozon kryetari Taravari

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button