Është shtyrë gjykimi për rastin “Trajektorja” sepse avokatët janë në seancë publike për të arrestuarit e 27 prillit

Gjykimi për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë sepse një pjesë e avokatëve janë të angazhuar si mbrojtës të të dyshuarve të 27 prillit në Kuvend ku Këshilli Penal i Gjykatës Supreme në seancë publike do t’i shqyrtojë ankesat e të arrestuarve, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.

Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.

Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Seancën e kaluar të gjithë të akuzuarit e këtij rasti thanë se nuk ndjehen fajtorë për akuzat e PSP-së.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button