Kosovë, viktimat e dhunës gjatë luftës janë harruar

Thuajse 19 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë përmendur si kategori e viktimave të luftës.

 Në konferencën “Përtej mbështetjes financiare”, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se kjo është e papranueshme, teksa foli gjatë diskutimeve për krijimin e një programi ndihme për mijëra gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës, transmeton Top Channel. 

“Të mbijetuarit e luftës seksuale në Kosovë kanë nevojë për ndihmë përtej mbështetjes financiare, sepse për më shumë se 15 vite pas përfundimit të luftës, të ata nuk janë përmendur fare si kategori e viktimave të luftës. Si shoqëri dhe si shtet kemi injoruar vuajtjet pikë së pari, nevojat e tyre, por edhe tmerrin ku gjendet ende secila prej viktimave. Në këtë mënyrë i kemi heshtur, izoluar dhe i kemi lënë në mëshirën e askujt. Ose nuk kemi qenë të vetëdijshëm se po e bëjmë këtë, ose nuk kemi dashur që të jemi të vetëdijshëm. Qasja jonë duhet të jetë për një drejtësi dhe vënie para gjyqit të të gjithë atyre që kanë kryer këto krime makabre”, tha Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës.

Në të njëjtin kuadër u shpreh dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili premtoi mbështetje të plotë për këtë kategori.

“Kjo është një situatë e ndjeshme. Misionet e Kosovës, edhe pse ndoshta jo edhe aq të përgatitura e jo me aq njohuri dhe përvoja në këto tema, mendoj se kanë dëshmuar një gatishmëri të theksuar te viktimat e dhunës seksuale, që të mund të fitojnë të drejtën e tyre. Dua t’iu siguroj se misionet e vendit e ndiejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe po ashtu e dinë se kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Ju sigurojmë se ajo që është e natyrës sonë, si ekzekutiv dhe legjislativ, ne do t’i zbatojmë”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë pranuar deri tani mbi 180 aplikime për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button