Greqi, protestë nga familjet me shumë fëmijë

Familjet me shumë fëmijë në Greqi protestuan kundër planit të qeverisë për ndërprerjen e të drejtave sociale dhe ndihmave financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Familjet së bashku me fëmijët e tyre u mblodhën në sheshin Sintagma të kryeqytetit Athinë, ndërsa marshuan drejt selisë së Kryeministrisë së Greqisë dhe Ministrisë së Punës.

Protestuesit nga vendet e ndryshme të Greqisë, mbajtën pankarta me mbishkrime “Mbrojmë jetën dhe nderin tonë”.

Shkalla e lindjes në vend ka rënë në nivelin 1.1-1.3 për shkak të krizës ekonomike, ndërsa demografia e vendit është nën rrezikun e plakjes.

Sipas projektligjit të ardhur në muajin janar në Kuvendin e Greqisë, ndihmat financiare për familjet me tre dhe më shumë fëmijë do të ndërpriten për 45 për qind, ndërsa do të rriten mbështetjet për familjet me më pak fëmijë.

Parashikohet se Greqia e cila që nga viti 2010 përjeton rënie në popullsi, në vitin 2099 popullsia e saj të ulet në 7.5 milionë banorë. Sot Greqia ka popullsi prej 11 milionë banorë.

Familjet me shumë fëmijë në vend, çdo vit marrin nga 500 euro për fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button