Serbia ndjekje penale për figurat publike që kundërshtojnë vaksinimin e fëmijëve

Figurat publike të cilat janë kundër vaksinimit të fëmijëve në Serbi, po përballen me një procedurë për ndjekje penale, bëri të ditur prokuroria e Lartë Publike në Beograd, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo prokurori në një njoftim thekson se “është duke vepruar në drejtim të vërtetimit të përgjegjësisë penale të më shumë figurave publike të cilat janë kundër vaksinimit të fëmijëve”.

Ndërkohë që Njësiti për Krim Teknologjik i prokurorisë, është duke hetuar situatën faktike dhe po grumbullon provat dhe dokumentacionin në mënyrë që procedura penale të mund të zbatohet në tërësi.

“As në këtë lëndë, siç është rast edhe në lëndët tjera, nuk do të ketë zmbrapsje ose përjashtime për sa i përket vërtetimit të përgjegjësisë penale dhe ndjekjes penale të personave të cilët kanë kryer ndonjë vepër penale, ndërsa pas grumbullimit të provave relevante dhe zbatimit të punimeve të nevojshme, Prokuroria do të informojë opinionin”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button