Zhernovski, do të hyj në koalicion edhe me LSDM nëse kjo nënkupton rrëzimin e Gruevskit

PLD është e gatshme të hyjë në koalicion me secilin, përfshirë edhe me LSDM vetëm të rrëzohet Gruevski, ka deklaruar kryetari i PLD-së Andrej Zhernovski, për radion Evropa e Lirë.

“Është e mundur që PLD-ja të dalë e vetme në këto zgjedhje, por sipas meje ka shumë gjasa që të dalë në koalicion me parti të tjera me të cilat filluam bashkëpunimin. Gjithashtu është e hapur mundësia që krejt kjo të përfundojë me një koalicion të gjerë opozitar , me një front të gjerë opozitar. Koha do të tregojë për këtë, por unë dëshirojë që t’i kundërvihemi në formatin më të fortë të mundshëm kësaj politike aktuale. Dhe këtë, unë e shoh në një front të gjerë opozitar”, deklaroi  Andrej Zhernovski, kryetar i PLD-së.

Në vijë të njëjtë edhe nga partia ‘Dinjiteti’, e cila kërkon zgjidhjen e statusit të ‘Branitellave’.
“Ne si ‘Dinjiteti’ jemi të gatshëm të hyjmë në çfarëdo koalicioni që në parim, do të pranojë kërkesat tona,  kërkesat e ‘Branitellave të 2001-it’. Dinjiteti është në rrugë që të bëhet pjesë e koalicionit bashkë me ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’, VMRO-Popullore dhe PLD, sepse ata pranojnë pjesën më të madhe të kërkesave tona që të realizohen pas ndërrimit të pushtetit”, u shpreh  Stojanço Angellov, kryetar i ‘Dinjiteti’.

Së shpejti edhe zyrtarisht do të promovohet opozita e bashkuar shqiptare ku pjesëmarrje kanë konfirmuar  RDK-ja e Osmanit, DR-ja dhe BDSH-ja e Bardhyl Mamutit.

Lajme të ngjashme

Back to top button