Sopoti – montimi më monstruoz nga ana e sistemit shteteror

Prej sot, banorët e fshatit Sopot të Kumanovës janë qytetarë të lirë. Një padrejtësi monstruoze e bërë në vitin 2003 ndaj 11 banorëve të pafajshëm shqiptarë nga ana e organeve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, zbardhet pas një historie 15 vjeçare ,  persekutimi, vuajtjesh, dënimi e burgimi ndaj tyre. Shteti e montoi rastin, shteti i dënoi padrejtësish por,  prapë shteti,  se kush tjetër,  e zbardhi rastin dhe e vuri drejtësinë në vend. Sepse,  vetëm shteti  ka ,,mekanizma,, madje edhe të montojë  raste e procese gjyqësore ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe ti dënoje ata në mënyrë drakonike.

Prokuroria speciale sot me 19 mars 20018 e tërhoqi aktakuzën ndaj 11 banorëve të Sopotit të dënuar për vepër më të rëndë penale ,,terrorizëm,, dhe kështu jo vetëm që vulosi se banorët e Sopotit nuk e kishin vënë minën shpërthyese dhe nuk janë  fajtorë  për vrasjen e dy ushtarëve të NATO-s por,  gjithashtu në një fare mënyre zbardhi edhe fytyrën e organeve të  drejtësisë së Republikës së Maqedonisë dhe shtetit ne tërësi. Ky vendim,  profesional dhe i guximshëm i prokurorisë speciale  u jep shpresë dhe besim  qytetarëve se sundimi i ligjit dhe i së drejtës  patjetër duhet  të gjejnë zbatim edhe në Republikën e Maqedonisë.

Jemi te vetëdijshëm se kjo drejtësi e vonuar shumëvjeçare nuk mund t’i fshijë vuajtjet e banorëve të Sopotit, sepse ata kanë qenë në përmasa të atilla që  thellë janë ngjitur në shpirtin,  trupin dhe kujtesën e tyre, por është shumë ngushëllues fakti se ata nuk janë ,,terroristë,, dhe nuk janë fajtorët e vrasjes së dy ushtarëve të misionit të NATOS në Maqedoni.

Tani,  banorët e Sopotit nuk janë vetëm qytetare të lirë por,   edhe  simbol qëndrese dhe heronjtë tanë te  gjalle që mbijetuan  dhe rezistuan njërin ndër  proceset  e montuara gjyqësore më monstruoze  dhe më çnjerëzore,  nga ana e sistemit shtetëror .  Tani që u zbardh e vërteta, banorët e  Sopotit nuk kanë më  pse të frikohen, tani,  le të turpërohen,  le te frikohen dhe le te përgjigjen  ata që e montuan rastin.

Pas dëshmimit të pafajësisë,  banorët e Sopotit i pret edhe një betejë e gjatë me organet e shtetërore, beteja për dëmshpërblim moral dhe material.

Rasti ,,Sopoti,,  tani e tutje duhet të jetë një leksion i madh për të gjitha institucionet që merren me drejtësi. Madje,  ky rast duhet të hyjë  edhe në programin mësimor të studentëve të fakulteteve  të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë,  e më gjerë,  që të mësojnë se si nuk duhet të veprojnë, se si duhet ta ndajnë drejtësinë nga padrejtësia.

Në mars të vitit 2003,  në afërsi të fshatit Sopot të Kumanovës, nga një shpërthim bombe humbën jetën dy ushtarë te Misionit të NATO-s,  ne Republikën e Maqedonisë dhe një qytetar.

Autorja e këtij teksti në kohën  që kishte ndodhur ngjarja  ishte Zëvendëse e Avokatit të popullit dhe në këtë cilësi  menjëherë kishte dalë në vendngjarje nëpër shtëpitë e bastisura,  si  dhe kishte vizituar dhe biseduar edhe me  disa të paraburgosur,  në mesin e të cilëve edhe me Ramadan Bajramin ,,dëshmitarin kryesor të ngjarjes,,.   Avokati  i popullit në raportin e përgatitur enkas, kishte konstatuar  se dëshmitari kryesor Ramadan Bajrami deklaratën e tij  e kishte dhënë nën mjete të dhunës dhe shtrëngimit. Për këtë arsye Suzana Saliu në cilësinë e atëhershme të Zëvendëses së Avokatit të popullit ka dëshmuar dy herë për rastin ,,Sopoti,, një herë  para Këshillit penal të Gjykatës penale Shkupi 1,   dhe herën tjetër para Prokurorise speciale,  duke mbrojtur në mënyrë të patundshme qëndrimin se banorët e Sopotit janë shpallur fajtorë vetëm nga një ,,dëshmi,, e dhënë nën dhunë. Lirimit te banoreve te Sopotit i paraprinë shume procedura te vështira nder te cilat edhe formimi I një  Komisioni parlamentar për zbardhjen e se vërtetës ne te cilen deshmuan funksionare te larte vendas dhe ndërkombëtar ne mesin e te cilëve edhe  Ambasadori i atëhershëm  i NATO-s ne Republiken e Maqedonise zoti Bigman, i cili disa  here e kishte përsëritur qëndrimin se sopotasit nuk e kishin bere krimin makaber, sepse nuk kishin motiv për një gjë të tillë. Ne njërën  nga ,,bombat,, e publikuara nga opozita për të vërtetën e Maqedonisë shihej qarte se si dy funksionare me te larte te Ministrisë se Punëve te Brendshme flisnin ne mes vete se  mbahen ne burg njerëz te pafajshëm dhe se Sopoti është rast i montuar. Presioni i argumenteve te forta  beri qe para trupit gjykues te dëshmojnë të vërtetën edhe inspektore te atëhershëm te Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, se dëshmia kryesore ka qenë e dhunshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button