Boksierët e Shkupit pësojnë aksident

Dy boksierët e klubit të boksit “Shkupi”, Hajredini e Ferati si dhe trajneri i tyre Haruni, gjatë kthimit nga Shtipi ku zhvilluan luftërat e raundit të dytë të kampionatit shtetëror në hyrje të kryeqendrës kanë pësuar një aksident trafiku, lajmëron tv Alsat m. 

Në këtë aksident më shum ka pësuar trajneri Haruni, i cili ka marë frakturë në brinjë. “Për fat nuk kemi pësuar lëndime më të rënda. Kam marrë një frakturë në dy brinjë”, tha në bisedën telefonike trajneri Haruni. Pas kontrollit të kryer mjekësor këta janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Ndërsa sa i përket aspektit sportiv dy boksierët Ferati dhe Hajredini kanë shënuar rezultate të mira. Hajdin Ferati ka shënuar fitore në kategorinë 75 kilogram ku ka mundur Petrevskin e Ohrit, ndërsa Afet Hajredini ka triumfuar në kategorinë 64  kilogram ku ka mundur boksierin vendas Kadriev.  Në këtë raund të garave morri pjesë edhe Klubi i Boksit “Shkëndija”.

Lajme të ngjashme

Back to top button