Vuçiq i fton serbët e Kosovës të mos shkojnë në ushtrinë e saj

Kryetari i Serbisë dje i ka ftuar serbët nga Kosova të mos marrin pjesë në formimin Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij dhe sipas asaj që ai e njoftoi opinionin, autoritetet në Prishtinë po shkojnë nëpër mjediset serbe dhe po i blejnë të rinjtë serbë për të shkuar në ushtrinë e tyre, transmeton Koha.net.

“Ata nuk po shkojnë vetëm në jug, po shkojnë edhe në veri për të na i blerë të rinjtë tanë. Thonë, ja kaq i ke para të gatshme, bëju pjesë e Ushtrisë”, citon “veçernje novosti” të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk ka dashur të reagojë në vërejtjen e zyrtarit amerikan Wess Mitchell se Ushtria e Kosovës, në të cilën do të ketë edhe serbë, nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.

“Vërtet? Në territorin e Serbisë të formohet ushtria e huaj në të cilën të përfshihen edhe serbët. Çfarë, si në kohën e Austro-Hungarisë e të Turqisë, që serbët të vriten me serbë?”, ka pyetur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button