fbpx

Humus nga NOA një produkt plot shije, i shëndetshëm, pa gluten dhe 100% natyral

NOA është një markë e re në vendin tonë e që ofron një gamë të produkteve dhe shijeve të ndryshme, një ndër to edhe humus. NOA humus është i preferuar nga një masë e madhe sepse është i shijshëm, i shëndetshëm, ndihmon në humbjen e peshës dhe mbajtjen e një stili të shëndetshëm të jetesës.

Hummus është shumë i njohur në kuzhinën e Lindjes së Mesme mirëpo së fundmi është përhapur me shpejtësi anembanë globit falë shijes së mahnitshme dhe vlerave të larta ushqyese.

Produktet e markës NOA janë krejtësisht natyrale, pa ndërhyrje gjenetike, vegane dhe pa gluten. Prodhimi i tyre, bëhet plotësisht pa preservativë, ngjyrosës artificialë dhe aditivë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Humus është i pasur me proteina dhe fibra mirëpo përveç tyre përmbanë edhe hekur, fosfor dhe vitaminë B. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut e veçanërisht për vegjetarianët dhe veganët të cilët mund të kenë mungesë të këtyre lëndëve ushqyese. Gjithashtu lëngu i limonit që gjendet në përmbajtjen e humusit ka një nivel të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve të cilët ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Benefitet e humus janë të shumta, ai është burim i mirë i proteinave me bazë bimore, lufton sëmundjet, ndihmon tretjen dhe shëndetin e zorrëve, vitamina dhe minerale, mbështet shëndetin e kockave dhe të zemrës dhe gjithashtu rritë energjinë.

Produktet e humus nga NOA janë krejtësisht natyrale, pa ndërhyrje gjenetike, vegane dhe pa gluten. Prodhimi i tyre, bëhet plotësisht pa preservativë, ngjyrosës artificialë dhe aditivë të tjerë.

Humus nga NOA ka një shije të parezistueshme, dhe më e rëndësishmja është 100% natyral, 100% me përmbajtje bimore dhe 100% pa gluten.

Humusi është një prej kremërave më të shijshme të kuzhinës Arabe dhe shërbehet si antipastë e cila zakonisht shoqërohet me copëza buke ose edhe me perime të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button