Gjykata e pranoi kërkesën e Zaevit, por nuk ka kushte për pamjen e videos

Gjykata e ka pranuar kërkesën e Zoran Zaevit, i cili është i akuzuar në rastin “ryshfet” si dhe të avokatëve të tij që opinioni të jetë i pranishëm në sallën gjyqësore kur do të shikohet video incizimi që përdoret së dëshmi në procedurë. Megjithatë seanca është shtyrë dhe videoja do të shikohet në seancën e radhës, transmeton Portalb.mk.

Shkak për shtyrjen e seancës është ajo se në Gjykatën Penale nuk ka kushte për shikimin e videos. Seanca e radhës është caktuar për 26 mars.

Mbrojtja e Zoran Zaevit, më parë kërkoi që incizimet për këtë rast të shihen edhe në prani të opinionit për shkak se, sipas tyre,  videot nuk janë publikuar të plota në Youtube.

Me këto incizime kanë dashur të dëmtojnë nderin e Zaevit dhe të privatësisë së tij.

Prokurorët e PSP-së nuk u pajtuan me kërkesën e mbrojtjes që videot të shihen publikisht edhe nga opinioni, sepse, siç thonë, bëhet fjalë për materiale të klasifikuara.

Dëshmitari, Ivan Nikollov Saçevaliev nuk ishte i pranishëm në seancë.

Zaev në seancën e kaluar me 6 mars u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe se është i bindur se do të zbardhet akuza kundër tij. Zaev tha se edhe në videon në të cilën nuk është publikuar e plotë, do të dëshmohet që absolutisht nuk ka pasur për qëllim të marrë ryshfet. E luti gjykatën që të mundësojë qasje të qytetarëve në të gjitha dëshmitë që do të paraqiten në seanca. Ai gjithashtu kërkoi se sa është e mundur më shpesh të caktohen seanca gjyqësore.

Gjykatësi, Darko Todorovski në seancën e kaluar vendosi që pamjet e treguara në Youtube të pranohen si dëshmi.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Pranohet si dëshmi video-incizimi në rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar është kryeministri Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button