Frosina Remenski: nga sot unë jam shqiptare, turke, …

Duke iu përgjigjur protestës para shtëpisë së saj të një grupi të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, deputetja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Frosina Remenski nëpërmjet një shkrimi në fejsbuk ka thënë se prej sot ajo është maqedonase, shqiptare, rome, boshnjake, vllahe dhe serbe, njofton Portalb.mk.

“Prej sonte unë jam maqedonase, shqiptare, turke, rome, boshnjake, vllahe, serbe,… quamëni si të doni, sepse unë e di çfarë jam, ua dua të mirën të gjithë pavarësisht përkatësisë religjioze dhe etnike. Ju jeni të vetmit varrosë të së ardhmes e qetësisë së shtetit dhe religjionit në të cilën betoheni”, ka shkruar ndër të tjerash, Remenski.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se do të padisë protestuesit para shtëpisë së saj meqë ka dëshmi për gjithçka për çfarë është thënë nga ana e protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button