Rusi, edhe një mandat për Vlladimir Putin

Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin nuk di të ndalet. Ai është pranë mandatit të katërt gjashtë vjeçar. Mediat vendase raportojnë se deri tani janë numëruar 22% të votave dhe Putin kryeson me 72% të votave.

Vladimir Putin kandidonte përballë shtatë kandidatëve të tjerë. Mes rivalëve të Putinit përfshihet milioneri komunist, Pavel Grudinin, ish-drejtuesja e një “reality show”, Ksenia Sobchak, si dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky.

Me këtë rezultat duket se nuk do të jetë nevoja e një balotazhi, pasi Putin, të paktën sipas exit poll-eve, pritet që të marrë mbi 70 për qind të votave.

Ndërsa udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi në fuqi.

Zgjedhjet  në Rusi përkojnë me përvjetorin e katërt të marrëveshjes së nënshkruar nga Putin, ku Krimea deklarohej zyrtarisht si pjesë e Rusisë.

Videot e publikuara së fundmi në mediat botërore kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin.

Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurtë për në mandatin e katërt në Kremlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button