Gostivar, dy të rinj me motoçikletë kanë goditur murin e shtëpisë

Dy meshkuj derisa kanë qenë duke ngasur motoçikletë, e cila nuk ka qenë e regjistruar kanë goditur në një shtëpi ku si pasojë kanë marrë lëndime trupore, njofton Portalb.mk.

Rasti ka ndodhur në fshatin Belovishtë të Gostivarit. Përplasja për murin e shtëpisë ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit dhe problemeve teknike të motoçikletës.

Pas aksidentit, dy meshkujt, njëri me iniciale M.R. (18) është vendosur në Spitalin e Gostivarit e kurse tjetri me iniciale S.S. është transferuar në Klinikën e Shkupit.

Me autorizim të prokurorit publik është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe për arsyet dhe rrethanat e aksidentit do të njoftohet plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button