fbpx

Shqipëri, ligj i ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të arena sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, aktivitet i organizuar nga Akademia Goga Basket.

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk e priste këtë surprizë dhe infrastrukturën dinjitoze të pallatit të ri të sportit, duke theksuar se do t’i hapet rruga një ligji për sponsorizimet në sport dhe kulturë.

“Nuk e mendoja që do gjeja një infrastrukturë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t’u shtuar në të gjithë vendin. Shpresoj që zv/ministri i sportit të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit t’i hapim rrugë një ligji për sponsorizimet në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin. Duke parë angazhimin e madh të figurave të njohura të sportit në komunitetin e basketbollit, kjo është një mundësi e madhe për financim, por dhe të tërheqim më shumë fëmijë në këtë sport, siç është basketbolli”, tha Rama.

Më tej, Rama shtoi se do t’i jepte një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Igli Goga, që ka nderuar një legjendë të basketbollit Shqiptarë.

Dhimitraq Goga, ka qenë plejada e parë pas luftës e që e ka ngritur basketbollin në nivele ndërkombëtare.

Akademia Goga Basket ka ndërtuar një kompleks sportiv modern ku zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button