fbpx

Moti i keq, Shkodra kaplohet nga vërshimet

Uji vijon të mbajë të vërshuaral 2,635 hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Shkodrës, duke u bërë shkak për dëme të shumta në bujqësi dhe shtëpi.

Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Ana e Malit, me 1.220 ha tokë të përmbytura, për t’u pasuar pastaj nga njësitë administrative Dajç, Bushat e Bërdicë.

Ujësjellësi “Oblika 1” vazhdon të jetë jashtë funksioni, duke detyruar Bashkinë e Shkodrës ta shpërndajë ujin e pijshëm me autobotë për banorët.

Më keq paraqitet fshati Obot, ku niveli i ujit është rritur me 20 cm dhe kalimi bëhet vetëm me makina të larta, varka e gomone.

Plot 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë.

Ndërkohë që vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. Sipas të dhënave zyrtare, janë shpërndare në popull 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button