fbpx

Ditë e frankofonisë në Tetovë, bashkuan etnitetet e ndryshme në Shtëpinë e Kulturës

Manifestimi kulturor ditët frankofone dje ka mbushur Shtëpinë e Kulturës në Tetovën me këngë frenge dhe etnitete të ndryshme, përcjell Portalb.mk.

Këtë vit gara kombëtare e këndimit u zhvillua në Tetovë. Kjo garë u realizua me koncert madhështor, me një organizim nga drejtoresha e Aleancës Franceze në Tetovë, Charlene Jouve  dhe magjistrja e gjuhës frënge, Mimoza Ceka.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, i cili tha se kënga nuk ka nacionalitet dhe se qëllimi i aktivitetit ka qenë që të bashkohen pjesëtarët e përkatësisë së ndryshme etnike.

“Kënga nuk ka nacionalitet, ajo është ndjenjë, kënaqësi dhe kulturë. Ditët e frankofonisë bashkuan rininë, bashkuan nacionalitetet dhe uroj që të bashkuar të vazhdoni edhe pas këtyre ditëve, që të jeni shtet multietnik. I fascinuar nga çdo talent dhe suksese ju uroj të gjithëve”, tha Timonie.

Juria përbëhej nga përfaqësues nga: këshilltarë për gjuhen frënge në Byronë për Zhvillim dhe Arsim si dhe përfaqësues të Shoqatës se Profesorëve të Gjuhës Frënge në Maqedoni, këshilltarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përgjegjës i arsimit në Komunën e Tetovës dhe këngëtar dhe profesorë të muzikës.

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në ndarjen e çmimit të vendit të parë u shpreh se e kishte pasur të vështirë sepse të gjithë ishin të mirë. Vendin e parë e mori Simeon Goshev.

Konkursi shtetëror i këngës frankofone 2018 është organizuar në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Tetovë, Aleancën Franceze në Manastir, Shoqatën e Profesorëve të Gjuhës Frënge në Maqedoni, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni në mbështetje të Institutit Francez në Serbi, Institutit francez në Shkup si dhe Ambasadën Franceze në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button