Zjarr në një hotel në Filipine, 4 të vdekur

Gjatë zjarrit që përfshiu një hotel dhe kompleks kazinoje në kryeqytetin filipinas Manila kanë humbur jetën së paku katër të punësuar, 19 llogariten si të zhdukur, ndërsa 300 mysafir janë evakuar, prej të cilëve disa edhe me helikopter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia bëri të ditur se ende nuk dihet nëse zjarri, mbi të cilin edhe pas pesë orëve nuk është vënë nën kontroll, shpërtheu në kazinon ose në pjesën e hotelit që është duke u rinovuar.

Drejtori i agjencisë për katastrofa Johny Yu deklaroi se së paku gjashtë persona u shtrinë në spital për asfiksim, ku mes të vdekurve janë dy roje.

“Tymi është shumë i dendur dhe po luftojmë me erën. Zjarrfikësit tanë po përballen me vështirësi të mëdha”, deklaroi Yu.

Siç tha, 19 persona llogariten të zhdukur, por konfirmoi se dy të punësuar në repartin për video-mbikqyrje mbetën në hotel dhe ekipet e shpëtimit janë duke tentuar ta arrijnë deri te ata.

Ekipet policore dhe zjarrfikëse bllokuan pjesën rreth hotelit që gjendet në zonën turistike të kryeqendrës filipinase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button