Një fjalë e Rihannës i kushton Snapchatit 800 milionë dollarë humbje

Vetëm një fjalë e këngëtares së famshme i ka kushtauar Snapchatit plot 800 milionë dollarë. Ka qenë një rreklamë e kompanisë Snapchat e cila ka bërë që këngëtarja tu kërkojë fansave të saj që ta fshijnë këtë aplikacion, shkruan Bordo.al. 

Reklama e cila bënë shaka me këngëtaren dhe dhunën që kishte ushtruar i dashuri i saj, Chris Brown mbi të, e ka fyer këngëtaren.

“A do të zgjidhnit?” – “ta goditni me shuplakë Rihannan” apo “ta grushtoni Chris Brown”, kishte qenë reklama e Snapchat.

“Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam… por keni zhgënjyer të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës në të kaluarën. Turp. Fshijeni këtë aplikacion”, kishte shkruar këngëtarja në reagimin e saj në Instagram.

Menjëherë pas publikimit të statusit të Rihannës në rrjetet  sociale menjëherë ka ndikuar në humbjen e shumë parave të këtij gjiganti, ku sipas Wall Street Journal ka humbur 800 milionë dollar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button